Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën që lidh Lipjanin me Prishtinën, ku si pasojë e humbjes së kontrollit mbi mjetin, një person ka mbetur i lënduar.
Rasti ka ndodhur rreth orës 21:05, saktësisht në kilometrin e katërt të këtij aksi rrugor. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë, duke u klasifikuar kështu si vetaksident.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili dha detaje mbi gjendjen në terren dhe personin e lënduar.
“Në ora 21:05 policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë. Njësia e trafikut e autostradës njofton se në autostradë drejtimi Lipjan-Prishtinë kilometri i katërt, ka ndodhur një aksident ku e përfshirë ishte vetëm një veturë (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, deklaroi Krasniqi.


