Lajme

Vetaksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohet një person

01/06/2023 14:24
nga:N M

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Gjilan – Prishtinë, si pasojë një person është lënduar.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti, ka thënë se në aksident është përfshirë një veturë, teksa shtoi se policia ka nisur hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.

“Sot rreth orës 12:40, në rrugën Gjilan – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti”, ka theksuar Ahmeti

Kurti e quan qeverinë e tij të mirëqenies për qytetarët