Rreth orës 04:00 ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën Ferizaj-Prishtinë.
Në aksident është përfshirë një automjet dhe si pasojë janë lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 04:00 në rrugën Ferizaj- Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet.Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona dhe janë shkaktuar dëme materiale.Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.Me rastin po merret Njësiti i trafikut” tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.


