Lajme

Vetaksident në Pogragjë të Gjilanit, kamioni godet një shtëpi

07/25/2022 17:06
nga:Q R

Një vetaksident ka ndodhur këtë të hënë në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit.

Shofer ka humbur kontrollin dhe kamioni ka goditur një shtëpi.

Raportohet për të lënduar – ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe ambulanca.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur orës 14:20.

Deri në publikimin e lajmit, policia nuk ka dhënë detaje lidhur me aksidentin në fjalë.