Një vetaksident në trafik ka ndodhur dje pasdite në rrugën Prizren -Gjakovë, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona.
Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, ku në rrugën me kthesa shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi timon dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se një 25-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.


