Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë.
Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, një kamionetë ka përfunduar jashtë rrugës duke i goditur edhe anësoret mbrojtëse të rrugës.
Rastin për Klankosova.tv është konfirmuar edhe nga policia.
Zëdhënësi rajonal i Prizrenit, Vesel Gashi, tha se nga ky aksident s’ka persona të lënduar.
“Fatmirësisht, si pasojë e aksidentit s’ka persona të lënduar veç me dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i Trafikut Rajonal”, tha Gashi.