Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vetaksident në rrugën Prishtinë – Ferizaj, konkretisht te rrethi i Çagllavicës.
Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka pësuar lëndime trupore.
Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.
/GazetaBlic/


