Lajme

Vetaksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, nuk raportohet për të lënduar

01/21/2023 19:15
nga:Astrit Gashi

Një vetaksident ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në autostradën Ibrahim Rugova.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai njoftoi se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 16:30, në autostradë, drejtimi Prishtinë-Prizren, km i 58-të, ka ndodhur një aksident trafiku (vet-aksident). Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale”, tha Krasniqi.