Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht drejtimi Prishtinë – Prizren.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Daut Hoxha.
“Rreth orës 06:00, në kilometrin 24 të autostradës, drejtimi Prishtinë-Prizren, ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident është përfshirë një kamion (vetaksident). Si pasojë e aksidentit një person ka kërkuar ndihmë mjekësore. Policia e ka trajtuar aksidentin”, tha Hoxha.
Në këtë vetaksident një autocisternë ka dalur nga rruga.


