Lajme

Vetaksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person

04/25/2025 08:36
nga:Y I

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën mes fshatrave Shirokë dhe Sopij të Suharekës.

Nga ky aksident ka humbur jetën edhe një person.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Mësohet se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit por që nuk ka arritur që t’i mbijetojë plagëve.

“Hetuesit e trafikut kanë dal në vendngjarje gjithashtu, është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për egzaminim.”, ka thënë Bytyqi.