Lajme

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

02/12/2025 23:56
nga:G B

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës për Prizren.

Lajmin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Po, një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti në dalje të autostradës”, tha shkurt Bytyqi.

Gjatë ditës, është regjistruar edhe një tjetër aksident me fatalitet në fshatin Carralevë.