Lajme

Vet-plagoset një person në Drenas, rasti në hetime

11/25/2024 08:36
nga:N K

Policia e Kosovës njofton se një person është vet-plagosur në këmbë me armë zjarri në Drenas, raporton GazetaBlic.

Sipas PK-së, në vendin e ngjarsjes është sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

“PËRDORIM I ARMËS /ARMËMBAJTJE PA LEJE- Gllogoc / 24.11.2024 – 20:48. Një mashkull kosovar (m/k) ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi i njëjti dyshohet se në rrethana të paqarta është vet-plagosur në këmbë me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes (në veturë) është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me tetë fishekë. I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti në hetime.”, thuhet në raportin e Policisë.