Një fëmijë i moshës 13-vjeçare dyshohet se është vet-plagosur me armë zjarri në Gjakovë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës, të cilët kanë thënë se informata në lidhje me ngjarjen ka ardhur rreth orës 15:33.
“Policia e Kosovës në Gjakovë njofton se sot rreth orës 15:33 kanë pranuar informatën se në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” një person i moshës 13-vjeçare ka kërkuar tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjendja e 13-vjeçarit është e rëndë.
“Patrulla i është përgjigjur informatës dhe me të arritur ne spital ka kuptuar se gjendja shëndetësore e tij është e rënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Prishtinë. Sipas informatave fillestare dyshohet se viktima është vetë-plagosur me armë zjarri dhe hetimet janë në vijim”, thuhet në njoftimin e organeve të rendit”, thuhet në njoftimin e Policisë.