Ndeshja mes KB Ponte dhe KB Peja përfundoi me konflikt në mes dy skuadrave duke detyruar gjyqtarët t’a ndalojnë duelin.
Pas kësaj ngjarje, FBK, ka marrë vendim për fitoren zyrtare të KB Pejës me rezultat 20:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi KB Ponte reagoi pas këtij vendimi duke e cilësuar të padrejtë dhe duke e akuzuar komesarin e garave, Faton Kurshumliu, për vendim të njëanshëm.
Pas këtyre ngjarjeve KB Ponte lajmëroi para pak çasteve se sponzori kryesor i klubit është larguar.
“Pas vendimit të FBK-së vjen edhe tërheqja e sponzorit tonë gjeneral nga investimi në klub . Për 3 vite PONTE ishte arsenali i skuadrës sonë dhe jemi falenderues të pafund pronarit Fati Namlegjiu”, shkruan KB Ponte në Facebook.
Ja postimi i plotë i KB Pontes:
/GazetaBlic Sport/


