Showtime

Vesa Vllasaliu thotë se nuk është penduar për deklaratat që bëri për ish-të fejuarin dhe familjen e tij

12/04/2023 07:38
nga:G C

Vesa Vllasaliu ka pak kohë që është larguar nga Big Brother VIP Kosova 2.

Ish-banorja bëri disa rrëfime tronditëse në lidhje me ish-partnerin e saj, futbollistin Mërgim Berisha.

Ajo në këtë mes ndau edhe disa detaje se si shoqja e ngushtë ia mori burrin, ndërkohë që dinte gjithçka për marrëdhënien e saj, madje e kishte caktuar ditën e dasmës.

E pyetur në “Big Talk” nëse është pishman për deklaratat që bëri në BBVK, ajo ishte e prerë në përgjigje.

“Aspak” u shpreh Vllasaliu.