Vesa Vllasaliu po vazhdon të jetë shumë e komentuar edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 2.
Ish-konkurrentja u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës së saj përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në rrjetin social Instagram.
“A ke të dashur?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës.
Bukuroshja nga Gjilani ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se dëshiron ta mbajë për vete.
“A kam a nuk kam, nuk ka lidhje. Është diçka që dua ta mbaj private”, u përgjigj ajo.
E njëjta mori vëmendje të madhe gjatë BBVK 2 pasi zbuloi historinë me ish-partnerin, futbollistin Mërgim Berisha.
Ajo tha se shoqja e ngushtë ia ka marrë burrin, duke treguar edhe disa detaje të tjera gjatë lidhjes së tyre.