Sporti

Vesa Gjinaj shënon fitoren e parë në ITF WORLD TOUR

01/28/2022 17:53
nga:E K

Gjatë kësaj jave po zhvillohet turneu i nivelit botëror ITF World Tennis Tour ‘Antalya Series’, W15 Antalya.

Tenistja nga Kosova, Vesa Gjinaj, sot ka shënuar fitoren e parë në ITF World Tour Tennis Antalya W15, përcjell GazetaBlic Sport.

Tenistja 17 vjeçare, Vesa Gjinaj ka shënuar fitore kundër ruses, Yana Karpovich me rezultat 2-6 6-1 10-2.

Kjo është paraqitja dhe fitorja e parë e Gjinaj në një turne të nivelit botëror të tillë, fitore e cila i sjell pikët e para historike Kosovës në ITF World Tennis Ranking.

/GazetaBlic Sport.