Showtime

Vesa flet për Mërgimin: Ia fali, por nuk ia harroj kurrë çka më ka bë

10/24/2023 22:16
nga:N K

Historia e dashurisë mes futbollistit shqiptar, Mërgim Berisha me Vesa Vllasaliun, është rikthyer sërish në vëmendje.

Ishte Vesa ajo e cila pak para se të futej në shtëpinë e famshme Big Brother VIP Kosova në edicionin e dytë, shpërtheu me deklaratat për ish-lidhjen e saj, pasi e njëjta tregoi se u tradhtua nga Berisha dhe shoqja e saj më e mirë.

E pyetur nga Meti se ‘a mendon që është respekt për kohën që ke pas me të, me dal me fol e me thanë…”, ajo i tha se “Ti se din çka më ka ndodh. E kam shumë kohën e mirë me të, këtë nuk ia harroj kurrë, amo tani çka ka ndodh s’ia fali, ia fali por nuk harroj kurrë. Amo nuk du, i përshëndes se m’i kanë çelë sytë”, tha Vesa që u mbështet nga Meti e Alby e cila i tha se është mirë të falësh.

“Këtë nuk ia harroj kurrë”, Vesa flet për ish-in.