Në kohën kur përflitet për vazhdimësinë e Lewis Hamilton (Mercedes), Max Verstappen (Red Bull) ka supozuar se e pret një tjetër duel me britanikun në vitin e ardhshëm të Formula 1.
“Gjëja normale është që Lewis Hamilton të kthehet. Fjalët e tij pas garës ishin shumë emocionuese. Unë po llogaris tek ai për vitin 2022”, tha holandezi duke folur për ServusTV.
Për marrëdhënien e tij me Hamilton: “Në fund shkoi mirë. Sigurisht që ne kishim momentet tona dhe ishim të acaruar me njëri-tjetrin, por kishim edhe duele të mira dhe manovra parakalimesh. Pra ka respekt mes nesh”, përfundoi ai.
Vlen të theksohet se Verstappen është kampion i Formula 1 për këtë vit.
/GazetaBlic Sport


