Lajme

Versioni i policisë për vrasjen në Klinë: Dorasi nën kërcënimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturen dhe ka ikur

08/07/2023 22:33
nga:Gazeta Blic

Policia e Kosovës ka dhënë detajet e fundit në lidhje me vrasjen në Klinë, raporton Gazeta Blic.

“I dyshuari ёshtё arratisur nё drejtim tё panjohur dhe gjatё arratisjes i dyshuari nёn kёrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturen dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, policia i janё vёnё nё ndjekje tё pësonit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor.

Më poshtë njoftimi i Policisë së Kosovës:


Humb jetёn njё person nga tё shtёnat me armё

Pejë, 7 gusht 2023

Më datë 07 gusht 2023, rreth orës 16:50, Policia është informuar se nё rrugën “ Leonard Palucaj”- Klinё, ka ndodhur njё gjuajtje me armё zjarri.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar se njё person ёshtё plagosur nga arma e zjarrit, i njëjti ёshtё dёrguar ne QKMF-Klinё, dhe mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, aty nga mjeku kujdestar ёshtё konstatuar vdekja e viktimёs.

I dyshuari ёshtё arratisur nё drejtim tё panjohur dhe gjatё arratisjes i dyshuari nёn kёrrcёnimin e armёs nga njё qytetar ka grabitur veturen dhe ёshtё larguar nё drejtim tё Gurrakocit.

Njёsitet relevante janё vёnё nё ndjekje tё pësonit tё dyshuar dhe me tё arritur nё fshatin Kosh-Istog, ёshtё gjetur vetura e braktisur ndёrsa personi i dyshuar ёshtё ende nё kёrkim policor.

Me vendim tё prokurorit tё shtetit trupi i pajetё i viktimёs dёrgohet ne institutin e mjekёsisё ligjore nё Prishtinё pёr obduksion.