Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët se pas normalizimit të kushteve atmosferike, rruga nën urën e fshatit Shkabaj, është liruar për qarkullim.
Në njoftim thuhet se shoferët mund të lëvizin lirshëm, por me kujdes dhe shpejtësi të reduktuar.
Njoftimi i plotë:
Njoftohen qytetarët se, pas normalizimit të kushteve atmosferike, rruga nën urën e fshatit Shkabaj, është liruar për qarkullim.
Shoferët mund të lëvizin me kujdes dhe me shpejtësi të reduktuar.
Në atë zonë, janë gjetur disa tabela të automjeteve, të cilat janë dorëzuar në Stacionin Policor në Obiliqit.
Andaj, ftohen pronarët e këtyre tabelave që të paraqiten në stacion policor për tërheqjen e tyre

