Lajme

Vërshimet në Vushtrri, Idrizi merr vendim për ngritjen e gatishmërisë emergjente

01/07/2026 20:20
nga:Y I

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se situata në këtë komunë nga reshjet e fundit të shiut, aktualisht është nën kontroll dhe po monitorohet vazhdimisht nga ekipet përkatëse.

Ai tha se për të garantuar reagim të shpejtë dhe mbrojtje të plotë të qytetarëve, ka marrë vendim për ngritjen e gatishmërisë emergjente.

“Me këtë vendim është aktivizuar Shtabi për Gatishmëri Emergjente, ndërsa të gjitha strukturat relevante komunale janë në terren dhe në gjendje të plotë gatishmërie për reagim të menjëhershëm. U bëj thirrje qytetarëve që jetojnë përgjatë lumenjve dhe në zonat e rrezikuara të tregojnë kujdes të shtuar”.

“Për çdo rast emergjent, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat: 045/603 645, 044/196 814 dhe 049/115 559”, ka shkruar ai.