Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se gjendja në Komunë e Skenderajt për shkak të vërshimeve të shiut është e jashtëzakonshme, alamanate, dëmet janë të mëdha.
Ajo shtoi se fatmirësisht nuk kemi humbje në njerëz.
Pas vërshimeve në shumë pjesë të vendit, Qeveria: Kemi ngritur nivelin e gatishmërisë së kapacitetit koordinues dhe reagues
“Pas seancës plenare bashkë me kolegun Mergim Lushtaku dolem në teren për të parë nga afër gjendjen e shkaktuar nga vërshimet në Skenderaj. Gjëndja është e jashtëzakonshme, alarmante, dëmet janë të mëdha. Fatmirësisht nuk kemi humbje në njerez”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Ajo bëri të ditur se ekipet e shpëtimi, zjarrëfikësit, punëtorit e KEDS-it, kryetari I kësaj koune, Fadil Nura e të shumë qyteartë jan duke u mudnuar që të mnbajën situatën ënn kontorll.
“Ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit, punëtoret e KEDS-it, e tërë administrata komunale në krye me Kryetarin Fadil Nura, FSK-ja, qytetarë të shumtë aktivist, të gjithë bashkë, po bëjnë të pamundurën që ta mbajnë situatën nën kontrollë. Lutem qe kjo gjendje të kaloj sa më shpejtë! Bashkë do ta kalojmë çdo sfidë!”, ka shtuar ajo.


