Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Pejë, Gëzim Gashi, thotë se gjendja pas vërshimeve është e rëndë, por e menaxhueshme.
Gashi, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pasi situata është nën kontroll dhe ekipet emergjente janë në terren.
“Në Pejë situatë është e rënduar por e menaxhueshme në qytet situata është nën kontroll por disa fshatra në Lugun e Baranit dhe në Lugun e Rashanit është gjendja më e rënduar por të gjitha ekipet e emergjencave janë në terren”.
“Deri në këto momente nuk ka pasur nevojë për evakuim të ndonjë familjeje, edhe reshjet tashmë kanë filluar të ndalen. S’kemi nevojë për shpalljen e gjendjes emergjente deri tani”, tha Gashi.


