Deputetja e VV-së, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se shpreson që të mos përsëritet situata e vitit 1979, e vërshimeve në Pejë, derisa sot ka vërshime për shkak të reshjeve të shiut, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se në kohë krizash, ka nevojë për mobilizim të të gjithë akterëve relevantë.
Postimi i saj i plotë:
Peja, sot.
Shpresoj të mos përsëritet 1979-ta, vërshimet në Pejë, që i mbaj mend si fëmijë.
Në kohë krizash, ka nevojë për mobilizim të të gjithë akterëve relevantë, përfshi qytetarët.