Lajme

Vërshimet në Gjermani, Konsullata në Frankfurt del me një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që jetojnë atje

07/17/2021 13:04
nga:Y I

Pas vërshimeve në Gjermani, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt ka publikuar numrin kontaktues emergjent për shtetasit e Kosovës që jetojnë atje.

Ata po ashtu kanë thënë se po e përcjellin me shqetësim të madh gjendjen e rënduar nga vërshimet në Gjermani.

“Bashkëndjejmë dhimbje me familjet e viktimave dhe lutemi që Gjermania mike të tejkalojë sa më parë këtë gjendje të rëndë! Ky është numrin emergjent i Konsullatës në Frankfurt i cili është nē dispozicion 24 orë: +49 152 290 84 675” thuhet në njoftimin e tyre.