Kryeministri i vendit, Albin Kurit, e ka vizituar komunën e Dragashit dhe fshatin Kuk, pas vërshimeve të djeshme.
Kurti tha se vërshimet e djeshme nga reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe të infrastrukturës publike, për çka tha se nevojitet ndërhyrje urgjente.
“Me Komisionin vlerësues i cili po inspekton e analizon masën e dëmeve, po shohim se çfarë mund të riparojmë e rindërtojmë dhe të kontribuojmë nga niveli qendror” shkruan Kurti në Facebook.
Ai tha se qeveria është pranë komunës dhe qytetarëve për ta kaluar bashkë, sa më shpetj e sa më lehtë këtë situatë.
Postimi i plotë:


