Lajme

Vërshimet e përmbytjet nga reshjet e shiut, FSK-ja e gatshme të ndërhyjë në situata emergjente

11/20/2022 13:59
nga:Genita C

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë që FSK-ja është duke e monitoruar situatën në vend, pas vërshimeve nga reshjet e shiut, raporton GazetaBlic.

Përmes një shkrimi në “Facebook”, Mehaj tha se FSK-ja , është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim.

Shkrimi i plotë:

Pas reshjeve të mëdha që shkaktuan edhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.
FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizoj detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim.