Sporti

Verratti i gatshëm të vazhdojë kontratën me PSG

11/13/2022 11:27
nga:E K

Mesfushori Marco Verratti është i gatshëm të vazhdojë bashkëpunimin me Paris Saint Germain.

Italiani ka kontratë me kampionin francez deri në vitin 2024, por kërkon të vazhdojë atë edhe më gjatë.

Sipas raportimit të ‘L’Equipe’, negociatat midis Marco Verratti dhe Paris Saint-Germain për marrëveshjen e re janë avancuar mirë.

Verratti, i hapur për të qëndruar dhe për të nënshkruar kontratë të re – ende nuk është përfunduar plotësisht, por bisedimet janë në progres.

Mbetet të shihet sa gjatë do qëndrojë 30 vjeçari në ‘Parc des Princes’.