Sporti

Verratti e mbyll me PSG-në, mesfushori zbarkon në Katar

09/07/2023 12:36
nga:Mergim Rreci

Marco Verratti largohet përfundimisht nga Paris Saint-Germain dhe Europa.

Mesfushori mbyll kështu aventurën 11-vjeçare në Paris, ndërsa me ardhjen e trajnerit Luis Enrique, italiani u njoftua se ishte jashtë planeve për sezonin e ri.

Marco Verratti ka zbarkuar në Doha dhe është gati për të nisur aventurën e re, me italianin që do të firmosë me skuadrën e Al-Arabi.

30-vjeçari u bashkua me PSG-në në verën e vitit 2011 dhe ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në periudhën më të artë të klubit parizien.