Sporti

Verratti: E kam shikuar katër herë ndeshjen e parë ndaj Cityt, e kam kuptuar se ku kemi gabuar

05/03/2021 21:38
nga:Lorik J

Marco Verratti ka theksuar se ka shikuar katër herë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League për të identifikuar gabimet e PSG në pjesën e dytë.

Ai thotë se ka shikuar takimin për të evituar gabimet në ‘Etihad Stadium’, shkruan GazetaBlic Sport.

“Të kontrollosh një ndeshje si ajo për 90 minuta është shumë e vështirë kundër një ekipi të shkëlqyeshëm,” tha Marco Verratti në konferencë për shtyp.

“Ne patëm shumë raste në pjesën e parë. Pjesa e dytë ishte pak më shumë në favor të tyre. Kam parë ndeshjen katër herë, nuk kemi pranuar shanse shumë të mëdha. Ata kanë bërë presion shumë lart, gjë që mund të ndodhë nesër. Ne nuk duhet të përsërisim të njëjtat gabime, sepse kishim vështirësi për ta lëvizur topin. Kjo është disi ajo që na mungonte. Shpjegimi nuk është fizik, sepse kemi vrapuar shumë. As nuk është mendore, sepse ti dëshiron të shkosh në finale”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport