Sporti

Verona në avantazh të dy golave pas pjesës së parë në “San Siro”, lëndohet edhe Ante Rebic

10/16/2021 21:41
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Milan – Verona.

Një rezultat befasues është regjistruar pas 45 minutave lojë në “San Siro”, shkruan GazetaBlic Sport.

Verona është në avantazh të dy golave, 0 me 2.

Caprari dhe Barak shënuan golat për skuadrën mysafire.

Tek Milani është lënduar edhe Ante Rebic, që i shtohet listës së gjatë të lëndimeve.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/