Lajme

Vërmicë: Identifikohet një veturë e vjedhur në Itali në vitin 2019

07/24/2022 09:10
nga:G B

Një veturë ka rezultuar e vjedhur në vitin 2019 në Itali, gjatë një kontrolli në pikën kufitare të Vërmicës.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, derisa vetura drejtohej nga një shtetas i Shqipërisë.

“PKK Vërmicë, 23.07.2022-16:20. Raportohet se gjatë kontrollit dhe verifikimit të veturës qe e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, në bazë të sistemit ka rezultuar se vetura është raportuar e vjedhur në Itali në vitin 2019”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit vetura është konfiskuar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.