Zëvendëssekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhim dhe Resurse, Richard R. Verma është pritur nga kryeministri Albin Kurti
Zv.sekretari i Shtetit amerikan, Verma sapo ka hyrë në objektin e Qeverisë së Kosovës, ku pak para tij ka arritur dhe kryeministri Kurti nga konferenca e organizuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjecarit (MCA Kosova), lidhur me procedurat e parakualifikimit për disenjimin dhe ndërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë përmes baterive.
Verma gjithashtu është pritur në takim edhe nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Departamenti i Shtetit, njofton se në Kosovë, do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si edhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.
Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë