Që nga orët e mëngjesit në pjesën veriore të Kosovës qindra serbë janë mbledhur për të penguar punën e kryetarëve të katër komunave, raporton Gazeta Blic.
Aty përveç policisë së Kosovës, tashmë ndodhen edhe pjesëtarë të KFOR-it.
Situata vazhdon të jetë momentalisht e qetë ku serbët po qëndrojnë përball kordonëve të policisë së Kosovës të cilët po ruajnë objektet e katër komunave.
Por krejt që ka ndodhur deri në këto momente është një takim i ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier me presidenten dhe me dy kryetarët e komunave nga radhët e PDK.
Në takim ishte i ftuar edhe kryespiuni i Kosovës, Petrit Ajeti.
Pas takimit, i vetmi që ka folur ka qenë ambasadori amerikan i cili edhe njëherë shpreh shqetësimin e tij dhe shtetit që përfaqëson SHBA-të për situatën në veriun e Kosovës.
Por deri në këto momente askush nga liderët e institucioneve të Kosovës, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e Albin Kurti qoftë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla nuk e kanë thënë as edhe një fjalë të vetme.
Kryeministri Kurti besohet se është jashtë vendit ku po merr pjesë në një forum e që ka të bëjë me luftën në Ukrainë.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca deri në këto momente “nuk është bërë i gjallë”.
Që nga e premtja liderët e institucioneve të Kosovës, saktësisht Albin Kurti, nga SHBA e deri te BE është kritikuar ashpër për veprimet që po bënë në veriun e Kosovës.
Së fundi kritika të ashpra ndaj tij ka pasur raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Viola von Cramon.
Ndër të tjera ajo sot në Prishtinë në një konferencë për media tha se Qeveria po rrezikon shumë me manovrat në veri duke shtuar se askush nuk mund të qeverisë me 2% të votave.
Ndryshe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier pas takimit me Vjosa Osmanin tha se është biseduar me Osmanin për gjendjen e sigurisë në veri të vendit.
Hovenier tha se situata është thellësisht shqetësuese në veri dhe ka thënë se është me rëndësi që mos të bëhet hyrja me forcë në objektet e komunave në veri.
Ai shtoi se është me rëndësi që të depërshkallëzohet situata.
“Sapo u takova me presidenten Osmani dhe diskutuam për situatën në veri dhe shqetësimet tona të përbashkëta për dhunën dhe eskalimin”.“Me ambasadorin Szunyog i kemi ftuar edhe katër kryetarët e komunave veriore, vetëm dy na janë bashkuar, ai i Zveçanit dhe Zubin Potokut. Edhe me ta diskutuam për shqetësimet lidhur me situatën”, tha ai dnër të tjera.
Diplomati amerikan tha se askush në komunat në Veri të vendit nuk mund të hyjnë me forcë në ato objekte, fjalën e kishte për katër kryetarët e komunave.
“Qeveria e ShBA-së, por edhe ato të vendeve të QUINT-it, e kanë potencuar se sa e rëndësishme është që zyrtarët të hyjnë në institucionet shtetërore pa përdorimin e forcës. Ky mbetet ende qëndrimi ynë. Edhe me kryetarët e diskutuam se si mund ta kryejnë detyrën e tyre dhe t’u shërbejnë qytetarëve, sidomos pa pasur nevojë për forcë që të hyjnë në institucione”, tha ai.
Von Cramon sqaron pse u tha policëve në veri: Çfarë dreqin iu solli këtu?
Njerëz të maskuar në mesin e protestuesve në veri, Octopus: Janë të gatshëm për akte terroriste


