Barcelona nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim ndaj Athletic Billabos.
Skuadra vendase ishte e para që kaloj në avantazh me anë të Martinez në minutën e 50’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e barazimit për skuadrën e Barcelonës e shënoi sulmuesi holandez, Memphis Depay.
Depay realizoi gol në minutën e 75’të të takimit pas një goditje të fuqishme nga distanca.
Me këtë rezultat Barcelona shkon në kuotën e 4 pikëve pas dy ndeshjeve në La Liga dhe aktualisht ndodhet në vendin e parë, por nesër rivalët e Barcelonës nga Madridi, Real Madrid dhe Atletico Madrid do të zhvillojnë takimet e tyre.
/GazetaBlic Sport/


