Lajme

“Verdikti i 16 shtatorit po i shkakton ankth Kurtit”, Behrami flet për gjendje të jashtëzakonshme

08/14/2026 09:14
nga:L J

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka reaguar lidhur me mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, raporton GazetaBlic.

Behrami ka thënë se shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme e bën Presidenti, në konsultim me kryeministrin legjitim, dhe vetëm në rrethana shumë specifike.

Sipas tij, në një situatë kur vendi nuk ka institucione të konstituuara, një shpallje e tillë do të ishte “shkatërruese”.

“Verdikti i 16 shtatorit po i shkakton ankth Albin Kurtit”, ka shkruar Behrami.

Ai ka pretenduar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në shtator mund të synojë parandalimin e festimeve eventuale për lirimin e krerëve të UÇK-së, apo të protestave masive në rast se verdikti do të jetë dënues.

“Me Shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme në shtator, Kurti synon parandalimin e festës për lirimin e krerëve të UÇK-së ose të protestave masive, nëse verdikti do të jetë dënues”, ka shkruar ai.