Administrata Tatimore e Kosovës u ka bërë thirrje këngëtarëve ta paguajnë tatimin gjatë sezonës verore.
Përmes një njoftimi në Facebook, ATK thotë se me fillimin e sezonës verore ka rritje të konsiderueshme të aktiviteteve muzikore dhe artistike, andaj njofton të gjithë artistët, këngëtarët, organizatorët e eventeve dhe subjektet e përfshira në ofrimin e shërbimeve argëtuese, se janë të obliguar të përmbushin detyrimet e tyre tatimore në përputhje me legjislacionin në fuqi.
“Kjo periudhë e intensifikuar e angazhimeve artistike nuk përjashton askënd nga përgjegjësitë ligjore. Pagesa e tatimeve është obligim ligjor. Ftojmë të gjithë të deklarojnë dhe të paguajnë të ardhurat në mënyrë që mos të bëhen pjesë e ndëshkimeve tatimore”, thuhet tutje në njoftim.


