Loredana dhe Mozzik vazhdojnë të jenë dyshja më e komentuar në mediet rozë.
Para pak jave ishte Loredana ajo e cila konfirmoi ndarjen nga reperi, teksa ky i fundit nuk ka reaguar asnjëherë për këtë temë, shkruan GazetaBlic.
Por dyshja kanë befasuar të gjithë ndjekësit me veprimin e fundit kështu duke postuar fotografi nga i njejti vend.

Kjo mjaftoi që në medie të aludohet se ata u rikthyen me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se, ditën e djeshme Mozzik festoi ditëlindjen e 26-të në Holandë dhe urimi nga Loredana mungoi./GazetaBlic/



