Lajme

“Veprimi i Bislimit u bë me dashje, mënyrë populliste e Qeverisë Kurti – s’është çudi”

03/10/2022 22:30
nga:Q R

Analistja politike, Alisa Braho, ka komentuar “tweet-in” e zëvendëskryeministrit të vendit, Besnik Bislimi, për atë që sipas shumë politikanëve kosovarë po cilësohet si “skandal diplomatik”.

Braho, në “Rubikon”, tha se ky veprim u bë me dashje nga vetë Bislimi dhe se ky veprim është pjesë e mënyrës populliste të Qeverisë Kurti që sipas saj nuk bën çudi.

“Diplomacia nganjëherë është arti i të mos thënit disa gjëra, teksa atëherë kur nuk duhet është arti i vetëpërmbajtjes. Të gjithë këtë e shoh në dy formate – njëri mendoj se ka nevojë për një rigrupim se kush duhet të flasë dhe kush jo dhe cila do të jetë diplomacia digjitale pasi kjo është art më vete”.

“Do të doja të mendoj se ky është një gabim i zëvendëskryeministrit, por, jam e bindur që nuk ka qenë një gabim – ka qenë më dashje dhe është pjesë e euforisë dhe mënyrë populliste se si Qeveria Kurti ka vepruar deri më sot dhe kjo nuk më bën çudi”.

“Por,ajo që më vjen keq shumë është kur ne shkojmë edhe lëmë nam në kancelaritë evropiane”, thotë Braho.