Arsenali rikthehet te fitorja në Premier League pas tri javësh, dhe këtë e bën falë triumfit spektakolar 2-4 ndaj Aston Villa-s.
Dueli i luajtur në “Villa Park”, prodhoi emocione, traversa, autogol dhe përmbysje.
Ishin vetëm minutat shtesë ata që përcaktuan fatin e fituesit, me Arsenalin që realizoi dy gola dhe i mori të tre pikët në Londër.
Megjithatë, një moment shumë interesant ndodhi në minutën e 89-të, kur Mikel Arteta i nervozuar e imitoi një veprim të gjyqtarit të ndeshjes.
Ky veprim i tij është bërë viral në rrjetet sociale.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) February 18, 2023


