Lajme

Veprimet institucionale në luftën kundër krimit të organizuar- Shembull që duhet të ndjekur!

12/10/2023 18:56
nga:Drizan Shala

Sipas informacioneve publike me datën 27.11.2023 , AKI-ja dhe ARBK-ja kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi, e cila specifikohet në grumbullimin e informacioneve që do të ndihmojnë në luftën kundër krimit të organizuar , shpërlarjes së parave, financimit të terrorizmit, luftën kundër ekonomisë jo formale, identifikimin e kapitalit dhe investimeve nga vendet dhe individ të sanksionuar nga Institucionet Ndërkombëtare, si dhe identifikimin e kapitalit të dyshimt në Republikën e Kosovës.

Pra me këtë veprim strategjik mund të thuhet që ndonëse Kosova ishte treguar efikase në luftimin e veprave të ndryshme penale që pikërishtë ishin përdorur sfera e bizneseve në të kaluaren , tani e tutje mund të nxjerret konkluzioni që kjo lidhja e këtyre dy institucioneve do t’ju pamundësoje që niveli ekonomik në Kosovë të përdoret nga individë apo grupe kriminale për të kryer veprime penale duke fshehur mbrapa entiteteve juridike.

Në bazë të saj do të jetë e vështërsuar që personat qofshin ata vendor që hapin biznese apo ata që vinë nga vendet e ndryshme ku ndoshta mund të jenë të nënhetim për vepra të bëra do t’ju pamundësohet që përfitimet të mund të barten në Kosovë duke dëmtuar ekonominë e vendit.

Më këtë veprim Republika e Kosovës ka vendosur një standart të ri në stopimin e gjitha veprimeve kriminale në drejtimin e shfrytëzimit të hapsirës juridike në kategorin e bizneseve.