Sporti

Veprim skandaloz nga Endrick, e godet kundërshtarin tek organi gjenital, nuk përjashtohet

09/24/2024 23:23
nga:Mergim Rreci

Real Madrid triumfoi me rezultat 3 me 2 në ndeshjen ndaj Alaves.

Skuadra madrilene e dominoi rrjedhën e ndeshjes, por në fund vuajti shumë, me mysafirët që mund të barazonin rezultatin, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, një moment i papranueshëm ndodhi gjatë ndeshjes, me sulmuesin e ri brazilian, Endrick, që e goditi kundërshtarin në organ gjenital, por që u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.

Pa asnjë dyshim, goditja e tij meritonte të sanksionohej me karton të kuq.