Sporti

Veprim i paralajmëruar, lojtarët e Dinamos së Kievit ‘refuzojnë’ t’i japin dorën serbëve

07/23/2024 22:40
nga:Lorik J

Dinamo e Kievit ka luajtur sot përballjen e parë kundër Partizanit të Beogradit në turin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Oleksandër Zhovkovski paralajmëroi në konferencë për shtyp se lojtarët e tij nuk do t’i takojnë futbollistët serb përpara nisjes së lojës.

Një vendim ky që erdhi si pasojë e qendrimeve gjeopolitike të mbajtura nga Serbia dhe klubet serbe në lidhje me luftën në Ukrainë. Trajneri i Dinamos së Kievit e mbajti fjalën. Lojtarët e skuadrës ukrainase u paraqitën përpara ndeshjes me flamurin e tyre kombëtar të mbajtur mbi supe.

Gjatë momentit të zakonshëm kur shtërngohen duart mes kundërshtarëve, futollistët e Dinamos së Kievit vendosën të mbanin lart grushtin e tyre dhe të mos u zgjasnin miqësisht dorën lojtarëve serb.