Lajme

Vënia e gurthemelit të objektit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, Rama: Hap i rëndësishëm

01/14/2026 09:45
nga:Genita C

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është vënë gurthemeli i objektit të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë.

Rama ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit shëndetësor dhe mbështetjes së profesionistëve tanë.

“Të lumtur që ky projekt i rëndësishëm po merr jetë në zemër të kryeqytetit!”, ka shkruar Rama.