Lajme

Vengu e Starmer vizitojnë Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Shqipërisë

05/15/2025 17:58
nga:Y I

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, bashkë me kryeministrin britanik, Keir Starmer, kanë vizituar Qendrën e Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Vengu tha se ky është një moment për ta përshëndetur skuadrën e përbashkët të Regjimentit të Forcave Speciale dhe të “Rangers” britanikë, të angazhuar në operacionin ndërkombëtar “Interflex”, ku stërviten çdo muaj me qindra rekrutë ukrainas.

“Siç e theksuan sot Kryeministrat e dy vendeve, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar synojnë të lartësojnë bashkëpunimin e tyre në nivel strategjik”.

“Pas pak muajsh Mbretëria e Bashkuar do të mikpresë Samitin e Procesit të Berlinit në një përpjekje për të bashkërenduar projektet dhe investimet në dobi të sigurisë dhe prosperitetit të Evropës Jug-Lindore”, shkroi Vengu.

Starmer po qëndron për vizitë në Tiranë në kudarë të Samitit të Komunitetit Politik Evropian.