Lajme

Venezuelianët falënderojnë Trumpin, thotë liderja e opozitës Maria Corina Machado

01/05/2026 23:11
nga:Lorik J

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, María Corina Machado, ka falenderuar presidentin e SHBA-së, Donald Trump dhe administratën e tij për “vendosmërinë dhe këmbënguljen në mbrojtjen e ligjit”, raporton BBC.

Machado, e cila muajin e kaluar pranoi Çmimin Nobel për Paqen në Norvegji, ka thënë se Venezuela do të “jetë aleati kryesor” i SHBA-së në çështje të “sigurisë, energjisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

“Liria e Venezuelës është afër dhe së shpejti do të festojmë në tokën tonë. Do të thërrasim, do të lutemi dhe do të përqafohemi si familje, sepse fëmijët tanë do të kthehen në shtëpi,” shton ajo.

Kjo vjen pasi ajo festoi lajmet e para për ndërhyrjen e SHBA-së më 3 janar, duke deklaruar atëherë se “ora e lirisë kishte mbërritur”.

Trump më herët ishte shfaqur përçmues ndaj idesë se Machado mund të udhëhiqte Venezuelën, duke thënë: “Mendoj se do të ishte shumë e vështirë për të të ishte udhëheqëse, ajo nuk ka mbështetjen… nuk ka respektin.”