Ndërsa mbrojtësi i djathtë i Young Boys, Silvan Hefti është duke kaluar testet mjekësore në Genoa, Venezia thuhet se ka arritur një marrëveshje për mesfushorin e Bayern Munichut, Michael Cuisance.
Mbrojtësi i djathtë zviceran Hefti mbërriti këtë mëngjes dhe po kalon testet mjekësore përpara një transferimi prej 5 milionë eurosh te Genoa e Andriy Shevchenko, përcjell GazetaBlic Sport.
Tani Sky Sport Italia raporton se Venezia ka rënë dakord për kushtet me Bayern Munich për transferimin e përhershëm të mesfushorit Cuisance.
22-vjeçari e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Olympique Marseille dhe bëri vetëm disa paraqitje zëvendësuese për Bayernin këtë sezon, duke shënuar një gol në Kupën DFB.
Klubet e tij të mëparshme ishin Nancy dhe Borussia Monchengladbach.
/GazetaBlic Sport/


