Showtime

Venera Lumani dhe Lind Islami publikojnë këngën e re “A thu”

03/26/2024 08:28
nga:N K

Venera Lumani dhe Lind Islami kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“A thu” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.

Teksti është shkruar nga vet artistja me muzikë të realizuar nga Islami.

Producimin e këtij projekti e ka bërë Elgit Doda me miksim dhe masterizim nga Marenglen Boja.

Për videon ndërkohë u kujdes Papadhimitri Film Production.

Dyshja vijnë me një interpretim të shkëlqyer, ku edhe shquhen për vokalin e tyre.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni edhe në YouTube, në kanalin zyrtar të çiftit.