Lajme

‘Vendosni rripin e sigurimit’- Bekë Berisha flet për herë të parë për aksidentin e rëndë!

10/17/2024 20:17
nga:Y I

Deputeti Bekë Berisha ka rrëfyer për herë të parë aksidentin e rëndë që pësoi disa javë më parë, ku theu dorën.

Në një intervistë për Canapé, ai ka ndarë detaje të ngjarjes që e la me lëndime fizike, por fatmirësisht pa pasoja më të rënda.

Berisha tregoi se aksidenti ndodhi për shkak të një momenti pakujdesie, dhe për këtë arsye ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjeteve.

“Është shumë e rëndësishme që të vendosni rripin e sigurimit në çdo udhëtim. Një moment pakujdesie mund të ketë pasoja të mëdha,” tha ai, duke theksuar rëndësinë e sigurisë rrugore.